Mentor Zhdrella, pa dyshim hynë në mesin e futbollistëve më të mirë pas luftës në Kosovë.

Dhe, pak futbollistë prej më të mirëve nuk kanë veshur fanellën e klubit më të madh në vend, FC Prishtina.

Ashtu edhe kishte ndodh edhe me Zhdrellën në sezonin 2014/15, duke regjistruar 25 paraqitje zyrtare, me 5 gola të shënuar dhe 6 asistime.

Megjithëse në këtë edicion ekipi kishte shumë yje në mesin e saj, skuadra e Prishtinës pas plotë 9 vitesh nuk përfundoi në dy vendet e para edhe pse në mesin e saj kishte Mentor Zhdrellën, Liridon Latifin, Driton Krasniqin, Azem Ahmetin, Liridon Kukajn, Labinot Osmanin, Armend Thaqin, Ylber Ramadanin, Kushtrim Mushicën e Visar Bekën e shumë e shumë futbollistë tjerë me emër, ndërsa skuadrën e kishte udhëhequr Bylbyl Sokoli deri në javën e 23-të.

Zhdrella edhe më parë kishte pasur tentativa të vinte në Prishtinë, por pas vënies së nënshkrimit në tre kontrata, ndër to edhe me Prishtinën dhe pas dënimit të shlyer, kishte përfunduar në Hys për të arritur suksesin më të madh me këtë skuadër llapjane.

Zhdrrella kishte pasur tentativa për t’u afruar edhe te trajneri Mirel Josa, por megjithatë njëri ndër futbollistët më të mirë të dy dekadave të fundit ishte përcaktuar për gjetkë.

Përndrushe, Zhdrella është ndër lojtarët e pakët që në karrierën e tij në futbollin kosovar ka fituar gjithçka që mund të fitohet duke u shpallur po ashtu katër herë futbollisti më i mirë në vend.

Prishtina me këtë rast falënderon Zhdrellën për kontributin e tij në futbollin kosovar dhe i dëshiron sukses në të ardhmen.

prishtina
February 16, 2023