Leo në vitin 2020 është transferuar nga Lugano në Prishtinë.

Me Prishtinën ka të fituar një titull kampioni dhe një Superkupë të Kosovës.

Leotrim Kryeziu dje ka regjistruar paraqitjen e 100-të zyrtare me fanellën bardhekaltër që nga transferimi nga Lugano në vitin 2020.

Po ashtu, ai dje ka shënuar edhe golin e tij të 20-të, ndërsa ka të regjistruara edhe 7 asistime.

Nga futbollistët aktual të Prishtinës, vetëm 4 prej tyre kanë më shumë paraqitje, Endrit Krasniqi 182, Gentrit Begolli 121, Mergim Pefqeli 116 dhe kapiteni Gledi Mici 102 ndeshje,

Kryeziu, nga 100 paraqitje, 82 i ka kampionale, 11 për Kupë/Superkupë si dhe 7 paraqitje në kupat e Evropës. Në vetëm 9 ndeshje prej tyre nuk ka qenë titullar, kurse ka shënuar 20 gola, 19 në kampionat dhe golin e vetëm për Kupë në ndeshjen e djeshme.

Nga futbollistët aktiv të skuadrës, vetëm Endrit Krasniqi ka shënuar më shumë, 35 gola duke u renditur i 8-ti pas luftës, kurse Kryeziu renditet i 23-ti.

Sulmuesi 24-vjeçar, po ashtu ka asistuar në 7 gola – të gjitha në kampionat.  

Kryeziu, nga 20 realizimet, 3 herë ka shënuar dy-golësh. Ndërsa ka shënuar kundër 12 skuadrave, duke i realizuar më së shumti Trepçës ’89 dhe Ulpianës nga 3-herë, Llapit, Ferizajt dhe Besës nga 2-herë dhe nga njëherë Dritës, Gjilanit, Dukagjinit, Malishevës, Feronikelit dhe Arbërisë.

prishtina
February 7, 2023