Biletat e ndeshjes finale të Kupës së Kosovës ndërmjet SC Gjilani dhe FC Prishtina, e cila do të zhvillohet më 05.06.2023 në ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, mund të blihen përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Tifozët e klubit “SC Gjilani” do të jenë të vendosur në tribunën Veri (në sektorët V1, V2, V3), ndërsa tifozët e klubit “FC Prishtina” do të jenë në tribunën Jug (në sektorët J1, J2, J3). Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 2 euro, Lindje 3 euro dhe Perëndim 5 euro.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë. Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar. Pasi t’i zgjidhni biletat, vazhdoni me pagesën online.

Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet bileta si dhe fatura juaj. Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu). Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë. Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).

Shënim: Personave që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do

prishtina
May 30, 2023