Bardhekaltrit të shtunën kanë mposhtur Trepçën ’89, 4-1 – ndeshje kjo e javës së 27-të. E veçanta e kësaj fitoreje bindëse ishte kthesa në rezultat pas pjesës së parë dhe epërsisë së skuadrës së “xehetarëve” prej 1-0 nga minuta e 30-të kur shënoi kapiteni, Ardian Muja.

Me golat e shënuar në pjesën e dytë nga Albin Prapashtica (53’), Bujar Pllana (57’, 65’) dhe Shefit Shefiti (85’)

Prishtina ka shumë rikthime rezultatesh në historinë e saj, por si ky identik, nga 0-1 në 4-1, nuk ndodhte që nga java e 2-të e sezonit, 2007/08, pra para plot 16 vitesh.

Dhe për koçidencë kishte ndodhur po me Trepçën ’89.

Skuadra e prirë atëkohë nga Afrim Tovërlani, më 2 shtator të vitit 2007, në ndeshjen e zhvilluar me ndriçim nga reflektorët nga ora 20, para mëse 5.000 të pranishmëve, kishte triumfuar, 4-1.

Për skuadrën e prirë nga trajneri, Rafet Prekazi, kishte shënuar trajneri i tanishëm, Shpëtim Idrizi në minutën e 5-të.

Bardhekaltrit ishin rikthyr në pjesëlojën e dytë me golat e Kushtrim Munishit (50’), Ertan Hasan (54’), Yll Hoxha (65’) dhe Enis Fetahu (84’). Prishtina atë vit kishte rikthyer titullin pas tre vitesh, kurse sivjet po mëton daljen në Evropë pas një viti mungesë.

prishtina
April 3, 2023