Sulmuesi Kreshnik Uka e ka përfunduar para kohe edicionin për shkak të një lëndimi në ligamente të pësuar kohë më parë.

Uka që deri pak javë më parë po kalonte në formë shumë të mirë, do t’i nënshtrohet një operimi me ç’rast nuk do të jetë i gatshëm që t’i shërbejë skuadrën në ndeshjet e mbetura.

Ndryshe, në takimin e sotëm të xhiros së 32-të ndaj Ballkanit në Suharekë, një dëmtim e ka pësuar edhe mbrojtësi Bujar Pllana. Ai gjatë lojës e ka nxjerr krahun.

Koha e rikuperimit të tij do të mësohet pas ekzaminimeve më të hollësishme mjekësore.

“Me shpresën se do të kthehen sa më parë dhe më të fortë në fushën e gjelbër, FC Prishtina u dëshiron shërim të shpejtë futbollistëve të dëmtuar.

prishtina
May 4, 2023