Mposhten sllovakët e Michalovce 1-0

Golin e vetëm në ndeshjen e sotme ka shënuar Mërgim Pefqeli në minutën e 74-të

Kadryie/Antalya – 24 janar, 2023  

Sot u zhvillua ndeshja e katërt miqësore përgatitëse. Kundërshtari i Prishtinës, MFK Zemplin Michalovce, anëtar ky nga elita e futbollit sllovak, e renditur e 8-ta nga 12 skuadra sa garojnë në kampionat.

Prishtina ishte kundërshtar më i mirë dhe më kërkues, pati tentime e disa raste të mira shënimi.

Tentimin e parë e pati Uka në minutën e 16-të, gjuajti nga pozita qendrore, por portieri sllovak ishte i saktë.

Kryeziu kishte rast ideal kur në minutën e 20-të e kalon edhe portierin, por ikën në këndin e vdekur dhe gjuajtja e tij përfundoi në rrjetën e jashtme.

Në minutën e 24-të Bytyqi gjuan nga distanca mbi portë.

12 minuta më vonë, Shefiti organizon kundërsulm, Krasniqi i ikën portierit nga e djathta, pas devijimit topi vije te Kryeziu gjuajtja e të cilit u ndal në vijë të portës nga njëri prej futbollistëve sllovak.

Edhe në pjesën e dytë prishtinasit vazhduan të krijonin. Së pari Blesa vetë fiton top dhe vetë e përfundon gjuajtjen duke goditur portierin Kozhukahar (48’).

Edhe Hyseni në minutën e 72-të nga ana e majtë e portierit provoi ta befasonte nga afërsia, por gjuajtja ishte jo aq e fortë.

Më në fund, në minutën e 74-të, Endrit Krasniqi depërtoi nga e majta, provoi gjuajtjen, topi u bllokua dhe shkoi tek Mergim Pefqeli i cili nga jashtëzona në pozitë qendrore dërgoi topin saktë në rrjetë afër pingules së djathtë.

Ndërkohë, sllovakët rastin më të mirë dhe njëherësh të vetëm në ndeshje, patën nëpërmjet Slebodnik kur në minutën e 16-të gjuajti rrezikshëm afër pingules.

Prishtina ndeshjen e ardhshme do të zhvillojë të enjten me Feronikelin ku pritet të i jepet rasti të gjithë futbollistëve të pranishëm në përgatitje.

Prishtina (4-3-3): Ardit Nika – Ramiz Bytyqi (Igball Jashari – 84’), Egzon Belica (Bujar Pllana – 61’), Muhamed Useini (Arlind Shabani – 80’), Gledi Mici /c/ (Dion Gallapeni – 84’) – Kushtrim Gashi (Besir Ramadani – 65’), Mergim Pefqeli (Korab Luma – 80’, Endrit Krasniqi (Genc Hamiti – 80’), Kreshnik Uka (Jalen Blesa – 46), Shefit Shefiti (Hasan Hyseni – 57’), Leotrim Kryeziu (Gentrit Begolli – 80’). Kryetrajner: Ismet Munishi

Michalovce: Kozhukahar – Magda, Ranko, Volanakis, Kotula, Begala, Njie, Slebodnik, Zhovçak, Kanu, Issa. Në pjesën e dytë luajtën edhe futbollistë tjerë.

prishtina
January 24, 2023