Skuadra jonë sot zhvilloi ndeshjen e tretë miqësore në fazën përgatitore në Antalya të Turqisë. Për kundërshtar kishte skuadrën e kategorisë së dytë bullgare, të klasifikuar në vend të dytë, Krumovgrad.

Ndeshja u mbyll pa gola dhe me pak raste të mira shënimi. Në fakt ishte Nika që dy herë intervenoi saktë, kurse rastin më të mirë për prishtinasit pati Mergim Pefqeli pas gjuajtjes me kokë prej harkimit të këndores nga Endrit Krasniqi (37’).

Edhe Leotrim Kryeziu pati rast të mirë, i cili nga brendësia e zonës gjuajti jo aq e fortë sa të mposhtej portieri bullgar.

Bardhekaltrit ndeshjen e radhës e zhvillojnë me skuadrën e elitës së Sllovakisë, Michalovce e pozicionuar në vendin e 8-të të kampionatit sllovak.

Prishtina (4-3-3): Ardit Nika (Butrint Bulliqi – 65’) – Ramiz Bytyqi (Reart Bajrami – 65’), Egzon Belica (Dion Gallopeni – 46’), Muhamed Useini (Bujar Pllana – 46’), Gledi Mici /c/ (Arlind Shabani – 55’)- Kushtrim Gashi (Jalen Blesa – 46’), Mergim Pefqeli (Korab Luma – 46’)- , Endrit Krasniqi (Genc Hamiti – 46’) – Mendurim Hoti (Hasan Hyseni – 46’), Shefit Shefiti (Gentrit Begolli – 55’), Leotrim Kryeziu (Arlind Dobroshevci – 78’).

prishtina
January 22, 2023