Kryendeshja e xhiros së 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit të cilët rrezikuan që në minutën e katërt.

Sulmuesi Albion Rrahmani shërbeu brenda zonës Nazmi Gripshin, i cili nga afërsia goditi bukur, por edhe më bukur reagoi portieri i Prishtinës, Agron Kolaj që e priti topin për mrekulli.

Prishtina nga minuta e 17-të luajti pa kapitenit Gledi Mici të lënduar në një duel më Lumbardh Dellovën.

Ekipi jonë iu afrua a portës së Ballkanit në minutën e 18-të me Hasan Hysenin që depërtoi nga e majta, mirëpo gjuajtja e tij nga 18-19 metra shkoi mbi portë.

Në minutën e 24-të, Qëndrim Zyba qëlloi traversën e Prishtinës nga distanca, ndërsa në minutën e 32-të, tentimin e Armend Thaqit e dëboi portieri jonë.

Ballkani vazhdoi me sulme teksa Edvin Kuç (31’) tentoi golin me një tentativë brenda zonës, gjithsesi Kolaj e dëboi topin në rivënie nga këndi.

Edhe pse Ballkani pati raste të mira për ta zhbllokuar rezultatin, u befasua nga Prishtina në minutën e tretë të kohës shtesë.

Ishte sulmuesi Leotrim Kryeziu, ai që shënoi nga afërsia për 0:1 pas asistimit të Shefit Shefitit.

Prishtina në pjesën e dytë u tregua e kujdesshme, kurse Ballkani me të gjitha forcat e kërkoi golin e barazimit.

Skuadra jonë në minutën e 56-të e tentoi edhe golin e dytë, kur Endrit Krasniqi bashkëveproi me Mërgim Pefqelin që gjuajti drejt portës së Stivi Frashërit që e shpëtoi portën kësaj radhe.

Frashëri edhe në minutën e 61-të e shpëtoi Ballkanin kur Prishtina pas një aksioni të bukur të ndërtuar nga Krasniqi dhe Kryeziu, rrezikoi seriozisht, por “gardiani” i vendasve priti sërish.

Ballkani në minutat më vijim e kërkoi golin dy herë nga distanca me Lumbardh Dellovën në minutat 63-të dhe 68-të, por në të dyja rastet topi shkoi afër portës.

Pasi e humbi një rast në minutën e 89-të nga afërsia, Ballkani përmes Albion Rrahmanit barazoi në minutën e pestë të kohës shtesë.

Rrahmani realizoi nga afërsia për 1:1 pasi futbollistët prishtinas nuk arritën që ta largojnë një top nga 16-të metërshi siç duhet.

Prishtina pas kësaj xhiroje pozicionohet në vend të katërt në tabelën e Albi Mall Supeerligës së Kosovës me 43 pikë të grumbulluara.

Superliga e Kosovës – Java 32

FC Ballkani – FC Prishtina 1:1 (0:1)

Gjyqtarë: Visar Kastrati, Fatlum Berisha, Besnik Morina, Lirim Jashari. VAR: Dardan Çaka.

Shënues: Albion Rrahmani 90+5′ – Leotrim Kryeziu 45+3′

FC Ballkani: Stivi Frashëri, Bajram Jashanica (Astrit Thaqi 55’), Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Lindon Emërllahu (Yoan Marc Olivier 87’), Edvin Kuç (Rustem Hoxha 87’), Meriton Korenica, Lorenc Trashi (Krenar Dulaj 90+2’), Nazmi Gripshi, Qëndrim Zyba (Albin Berisha 55’), Albion Rrahmani. Trajner: Ilir Daja.

FC Prishtina: Agron Kolaj, Gledi Mici (Shefit Shefiti 17’ – Albin Prapashtica 90+4’), Muhamed Useini, Egzon Belica, Bujar Pllana (Besir Ramadani 46’), Ramiz Bytyqi, Hasan Hyseni, Genc Hamiti, Mërgim Pefqeli (Arlind Shabani 67’), Endrit Krasniqi, Leotrim Kryeziu. Trajner: Debatik Curri.

“Është shumë zhgënjyese kur pëson gol në fund të ndeshjes, por më duhet të përgëzoj lojtarët për angazhimin e madh që e treguan. Ballkani ka një super-ekip dhe këtë e kemi pasur parasysh, kështu që nuk kemi pritur në bëjmë ndonjë paraqitje të mirë por e kemi ditur se mund t’i godasim dhe ashtu ndodhi. Megjithatë, nuk arritëm ta mbajmë epërsinë deri në fund, por barazimi në Suharekë për ne është një rezultat i mirë. Para ndeshjes do të ishim të kënaqur edhe me barazimin, por gjatë ndeshjes ishim shumë afër fitores që do të ishte e rëndësishme për ne. Tani, na mbetet të përgatitemi sa më mirë për ndeshjet tjera dhe të japim më të mirën për të parë se ku do të përfundojmë”

Debatik Curri, trajner i Prishtinës

prishtina
May 4, 2023