
Prishtina dje duke eliminuar Dukagjin, për herë të 15-të pas luftës është kualifikuar në çerekfinale të Kupës. Nga 24 kompeticione, vetëm 9 herë nuk ia ka dalë të kalonte më shumë se 1/8 e finales.
Prishtina përndryshe është skuadra me më së shumti trofe të Kupës së Republikës së Kosovës duke fituar 7 herë dhe duke luajtur edhe 3 finale.
Shorti i çerekfinales së Kupës së Kosovës mbahet në fillim të javës së ardhshme, kurse janë kualifikuar edhe Ballkani, Gjilani, Llapi, Malisheva nga Superliga, Feronikeli ’74 dhe Vushtrria nga Liga e parë dhe Behari nga Liga e dytë.
Ndërsa me kundërshtarin e djeshëm, Dukagjini, Prishtina ka regjistruar përballjen e parë për Kupë që nga paslufta.
Dukagjini – Prishtina, do të takohen sërish këtë të diel në kuadër të javës së 19-të të Albi Mall Superliga, neshje kjo e cila do të zhvillohet në Klinë.