Prishtina ka shënuar fitore ndaj skuadrës së Feronikelit ’74 me rezultat 3:1 në xhiron e parë të edicionit të ri në Superligës së Kosovës në futboll.

Sfida u zhvillua në “Kampin Nacional” në Hajvali.

Skuadra jonë që në minutat e para të ndeshjes dominoi në fushën e gjelbër duke e kërkuar golin në shumë raste.

Mundësinë e parë për shënim e lëshoi Hasan Hyseni në minutën e dytë kur provoi brenda zonës, por topi shkoi mbi portë.

Skuadra nga Drenasi nga minuta e 28-të mbeti me një futbollist më pak në fushë pasi me të kuq u përjashtua Behar Maliqi, i cili shkakoi ndëryrje të rrezikshme ndaj Drilon Islamit në mesin e fushës.

Golin e parë në ndeshje Prishtina e rezlizoi në minutën e 34-t kur nga këndi harkoi Albin Kraasniqi, teksa qendërmbrojtësi Egzon Sinani u shkëput me kokë për ta dërguar topin në rrjetë.

Prishtina edhe në pjesën e dytë tregoi futboll të bukur.

Goli i dytë u shënua në minutën e 61-të me Hasan Hysenin që realizoi me një goditje prezize nga 15-16 metra pas asisitohet nga kapiteni Mërgim Pefqeli.

Tetë minuta më vonë (69’) realizoi edhe sulmuesi tjetër, Jalen Blesa. Blesa realizoi me kokë nga afërsia duke e shfrytëzuar harkimin e Ramiz Bytyqit.

Feronikeli në minutën e 85-të arriti që t’i nugushtojë shjifrat në 3:1 me një gol të shënuar nga Fiton Hajdari, i cili e gjeti rrjetën pas dy tentimeve brenda zonës.

Në xhiron e dytë të Albi Mall Superligës, Prishtina luan në udhëtim te Gjilani.

Superliga e Kosovës – Java 1

FC Pishtina – FC Feeronikeli 74 3:1  (1:0)

Gjyqtarë: Visar Kastrati, Drilon Rexhepi, Bashkim Hyseni, Valon Bajgora. VAR: Bardh Ajeti.

FC Prishtina: Ardit Nika, Ardian Muja, Egzon Sinani, Ramiz Bytyqi, Muhamed Useini, Mërgim Pefqeli, Drilon Islami (Genc Hamiti 77′), Hasan Hyseni (Albion Kurtaj 72′) Leotrim Kryeziu (Igball Jashari 85′), Albin Krasniqi, Jalen Miller Blesa (Amar Demolli 85′). Trajner: Debatik Curri.

FC Feronikeli 74: Amrush Bujupi, Lapidar Lladrovci, Granit Musa, Armend Halili (Ibrahim Cervadiku 64′), Adnan Haxhaj, Adem Maliqi (Alban Shabani 46′), Abdoul Bachare Zoungrana (Alban Shillova 64″), Fiton Hajdari, Agron Bruqi (Met Millaku 72′), Behar Maliqi, Robert Rrahmani (Tun Bardhoku 64′). Trajner: Xhingiz Rexhepi.

prishtina
August 12, 2023