Bardhekaltrit janë pranë finales së 9-të pas luftës. Prishtina dje kreu me sukses misionin e ndeshjes së parë kundër rivalëve të përbetuar nga Vushtrria.

Në fakt, dje dy skuadrat u ndeshen për herë të 38-të pas luftës. Prishtinasit vazhduan me bilanc jashtëzakonisht pozitiv kundrejtë vushtrriasve, duke arritur fitoren e 27-të në 38 takime.

photo by: @Shpend Ahmeti

 Vushtrriasit mbetën me vetëm 3 fitore, të gjitha këto me rezultat minimal prej 1-0 dhe të gjitha këto në “Ferki Aliu”, përkundër një barazimi të vetëm pa gola në “Fadil Vokrri” në vjeshtë të vitit 2014.

Në fakt, Vushtrria nuk e ka mposhtur Prishtinën në 12 ndeshjet e fundit, apo që nga viti 2014.

photo by: @Shpend Ahmeti

Ndeshje kthyese zhvillohet pad dy javësh, ndërsa fokusi i skuadrës tani rikthehet sërish në kampionat ku të dielën në “Fadil Vokrri” nga ora 15 në kuadër të javës së 28-të e presim Dukagjinin.

prishtina
April 6, 2023